
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka cilësuar “historik” samitin e parë ndërqeveritar mes Italisë dhe Shqipërisë, që po zhvillohet sot në Romë.
Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Meloni u shpreh se kjo ditë shënon një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe, jo vetëm për formatin e veçantë të takimit, por edhe për numrin dhe cilësinë e marrëveshjeve të nënshkruara.
“Jam e kënaqur që pres në Romë mikun tim Edi Ramën dhe ministrat e tij për këtë samit historik. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë rrënjë të thella dhe kanë shkuar gjithmonë përtej interesave reciproke,” tha Meloni.
Ajo vuri në dukje momentin emocional të mbledhjes plenare, ku mbi 20 ministra shqiptarë morën fjalën në italisht, pa pasur nevojë për përkthim, duke e cilësuar këtë si një tregues të afërsisë së veçantë mes dy kombeve.
Kryeministrja italiane theksoi se Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe synimi i përbashkët është që kjo marrëdhënie të thellohet më tej. “Kemi rënë dakord me Ramën të krijojmë një forum ekonomik që do të përfaqësojë ndërmarrjet prodhuese të të dy vendeve,” shtoi Meloni.
Ajo përmendi gjithashtu bashkëpunimin në fushat strategjike të energjisë dhe transportit, me fokus të veçantë te “Korridori 8”, që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, si një rrugë e rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe integrimin ekonomik.
Pjesë nga fjala e Melonit:
Jam e kënaqur që pres në Romën mikun tim Ramën, ministrat e tij të cilët erdhën këtu për samitin e parë. Një ditë që për marrëdhëniet tona mund të quhet historike. Jo vetëm për faktin se është hera pe parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por dhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve që u nënshkruan.
Është e qartë që ne e dimë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të tilla që kanë shkuar përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë plenare, me të paktën 20 ministra që morën fjalën të gjithë duke folur në mënyrë ekskluzivisht në italisht dhe pa pasur nevojën e përkthimit.
Mendoni që Shqipëria ka qenë dhe është një pikë referimi për Shqipërinë. Këtë marrëdhënie mes kombeve tona ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar edhe më tej këtë marrëdhënie.
Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe ideja jonë është që ti japim më shumë thellësi duke vendosur marrëdhëniet në një plan më të thellë. Që tani me Ramën kemi lënë një tjetër takim, atë të krijimit të një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues. Kemi përcaktuar drejtimet ku do vazhdojë bashkëpunimi ynë te energjia dhe transporti duke u pozicionuar te korridori 8, ai damar që vjen nga Pulia duke kaluar në Shqipëridhe duke vazhduar në Maqedoni e Bullgari.
