
Paraditen e sotme, grupi i punës për zgjerimin e BE, COELA i ka dhënë dritën jeshile “IBAR”-it, raportit të Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Mësohet se vendet anëtare të BE kanë rënë dakord për një draft të përbashkët i cili pritet të votohet nesër në mbledhjen e ambasadorëve të shteteve anëtare.
Pasi ky draft të votohet në mbledhjen e ambasadorëve, do të mbahet konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE më 26 maj. Vendi ynë do të përfaqësohet në konferencë nga kryeministri Edi Rama. Miratimi i IBAR-it është pengesa e radhës për t’u kapërcyer, në mënyrë që procesi i negociatave të hyjë në fazën e mbylljes së grupkapitujve. Versus.al

