POLITIKË /

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion! 6 deputetë dalin nga “rreshti opozitar” gjatë votimit

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 të mazhorancës dhe 5 të opozitës.

Shkruar nga B.V

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion! 6

Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion me 74 vota të mazhorancës. Ndërsa opozita, përfshirë Rithemelimi dhe grupi i Lulzim Bashës, ashtu siç kishin deklaruar më herët, nuk e votuan ngritjen e komisionit.

Ashtu si herën e kaluar kur u votua për rezolutën antikorrupsion, pati deputetë opozitarë që dolën nga rreshti dhe pavarësisht se ishte vendosur bojkotimi i votimit, 6 prej tyre votuan kundër, konkretisht Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.

Gjatë seacnës plenare pati debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës sa i takon qëllimit që ka ky komision. Kryedemokrati Lulzim Basha e akuzoi qeverinë se me këtë komision, ka qëllim të pengojë punën e SPAK duke i ulur kompetencat e hetimit.

Ndërsa përgjigjia i erdhi nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila i kujtoi ngjarje kur sipas saj, Basha është mbrojtur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të mos u hetuar.

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, sipas qeverisë do të ketë në focus çuarjen përpara të reformave në sistemin e drejtësisë por jo vetëm, me qëllim përafrimin e legjislacionit të vendit me atë të Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama gjatë seancës ku u miratua rezoluta, u bëri thirrje deputetëve opozitarë që të mos e bojkotonin pjesëmarrjen e tyre në komision. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: