
Në komisionin për Çështjet Ligjore u zhvillua sot seanca dëgjimore për raportimin vjetor të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.
Teksa opozita theksoi numrin e lartë të personave të paraburgosur dhe mungesës së kushteve në burgje, pati edhe një moment shkëmbimi batutash mes kreut të komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit të opozitës, Saimir Korreshi teksa ky i fundit ironizoi edhe kryeministrin Edi Rama mbi praninë e tij të paktë në jetën parlamentare.
Pjesë nga diskutimi në komision:
Manja: Pyetjet pa shumë komente se ti çdo koment e bën me referencë nga Lushnja. Kush ia ka pa hajrin tokës?!
Korreshi: T’i hyj te ai zanati im te toka. Në kodin civil ende nuk e kemi një concept të familjes bujqësore. Të gjithë noterët gjejnë vështirësi se cfarë dokumentesh duhet të përdorin kur një familje bujqësore bën transaksion, do të firmosë ato të ’91-it apo familje e re. edhe tek përpjestimet e pasurive tek noteri i njëjti problem lind. Duhet t’i jepet një koncept fiks familjes bujqësore. Do të them nja dy problematika prapë për pronën, por do kaloj tek e famshmja ASHK.
Manja: Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk varet nga ministria e Drejtësisë. Azhornohu më mirë.
Korreshi: Nuk jam azhornuar, e marr përgjegjësinë. Meqë na ka marrë malli, atë kryeministrin, se kemi parë prej kohësh, ta puthim njëherë se na mori malli mor burrë i dheut.
Manja: Ju lutem, se ti edhe po erdhi nuk e mbërrin dot.
Korreshi: O shoku Ulsi, duke qenë se kryeministri nuk vjen këtu po e ndërroj pyetjen, por gjithsesi tek ASHK ka një kullë roje atje që po na fut frikën të gjithëve.
Në vijim, Korreshi shprehu shqetësimin e tij mbi mungesën e veprimeve ndëshkuese deri në heqjen e licensës për noterët që noterizojnë kontrata shitje për prona 2-3 herë duke shkaktuar konflikte mes qytetarëve. Versus.al







