
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, pas përfundimit të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tivat të Malit të Zi.
Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit të cilët protestojnë kundër ndërtimit të projektit turistik në këtë zonë.
Një nga banorët, pronarë të tokës, iu drejtua Ramës se është i zhgënjyer prej tij, me deklaratën se toka në Zvërnec është e trashëguar denbabaden.
“Unë jam në gjyq, pasnesër kam gjyqin e radhës, ne s’kemi bërë kontrabandë armësh, as kemi shitur drogë, jemi prekur nga deklaratat tuaja kur thatë se kjo tokë është e trashëguar denbabaden”, tha një nga pronarët e tokës në Zvërnec.
Qytetari: Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Nëse më takon prona apo jo e cakton gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.
Rama: Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria.

