
Të enjten (13 nëntor) qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë për herë të parë mbledhje të përbashkët mes dy shteteve. Takimi do të mbahet në Romë dhe bëhet me dije se së bashku me Ramën, do të udhëtojnë drejt Italisë edhe 10 ministra të qeverisë së tij.
Fillimisht do të ketë një takim mes Ramës dhe Melonit në orën 11:40. Mbledhja pritet të nisë në orën 12:30 me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandum në fusha si: mbrojtja, siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi dhe infrastruktura.
Edhe më herët ka patur marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara mes dy vendeve në 10 sektorë të ndryshëm.
Përbërja e delegacionit shqiptar:
Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Albana Koçiu, Ministre për Punët e Brendshme
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Pritet që marrëveshjet e bashkëpunimit të firmosen nga 5 ministra të qeverisë. Versus.al
