POLITIKË /

Nga burgu/ Ilir Meta nuk tërhiqet, garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Fillimisht u diskutua se Meta, për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Shkruar nga Versus

Nga burgu/ Ilir Meta nuk tërhiqet, garon për deputet në

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi mbrëmjen e sotme vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë, si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.

Fillimisht u diskutua se Meta, për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Megjithatë, duket se vendosmëria e Metës ka prevaluar mbi qëndrimin e Kryesisë së Partisë së Lirisë duke kërkuar të jetë në listën e hapur.

Po ashtu në listat e sigurta për Tiranën do jenë edhe Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Nga negociatat mes PD dhe PL për vendosjen e marrëveshjes së koalicionit u raportua gjerësisht se palët kishin arritur akordin që partia e drejtuar nga ish-Presidenti i Republikës të merrte 4 deputetë në listat e sigurta.

Tags:

meta

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: