POLITIKË /

'Ëngjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë', Klosi hedh poshtë pretendimet e opozitës: BKH nuk ka vajtur në Kryeministri

Klosi i ka përgënjeshtruar këto akuzë, duke theksuar se e vetmja gjë e vërtetë në këtë situatë është gjendja shëndetësore e rëndë e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Shkruar nga Versus
'Ëngjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të
Blendi Klosi/ Ëngjëll Agaçi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës në lidhje me kontrollin e kryer nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në ambientet e Kryeministrisë, si dhe konfiskimin e laptopit të Engjëll Agaçit.

Klosi i ka përgënjeshtruar këto akuzë, duke theksuar se e vetmja gjë e vërtetë në këtë situatë është gjendja shëndetësore e rëndë e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Ai ka deklaruar se këto thashetheme synojnë të krijojnë trazira të panevojshme në opinionin publik.

Pjesë nga biseda në studionin e “Opinion”:

Blendi Klosi: Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga ‘91-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj këto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë. Pastaj thashethemet që ndërton Saliu.

Ivi Kaso: Ka qenë apo s’ka qenë?

Blendi Klosi: Jo pra, unë e kam sapo të konfirmuar që nuk ka qenë. Të gjëmosh Sali Berishën në të gjitha ata që thotë është një humbje e madhe kohe, por edhe një mungesë logjike e madhe. Çdo gjë besohet se duan ata ta besojnë, por nuk është e vërtetë.

Engjëll Agaçi fatkeqësisht ka pasur një sëmundje shumë të rëndë dhe kjo është 100% e konfirmuar, është kuruar dhe ka një problem me shëndetin e tij. Tani mbi këtë ndërtohen të gjithë këto historitë e tjera që realisht  përsa kohë në këtë vend ça thotë Sali Berisha ka një pjesë që e besojnë tani si do e vërtetosh. As laptopin nuk ja kanë marrë, as ngjarjet s’kanë ndodhur./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: