POLITIKË /

“Nivel i ulët i përgjigjes ndaj qytetarëve”, Rama ‘nxin’ kryebashkiakët për legalizimet: Luftoni për vendin e dytë, të parin e ka Shijaku

Për të disatën herë, bashkia e Shijakut është marrë si shembull nga Rama sa i takon procesit të legalizimeve, duke arritur rezultate shumë të larta krahasuar me bashkitë e tjera.

Shkruar nga Versus

“Nivel i ulët i përgjigjes ndaj qytetarëve”, Rama

Pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes me kryebashkiakët në kryeministri, ishte edhe procesi i legalizimeve që sipas tij nuk po ecën me ritmin që ka kërkuar. Ai theksoi se bashkia e Shijakut mbetet bashkia ‘kampione’ në këtë proces dhe u tha kryebashkiakëve të tjerë se ata mundet vetëm të luftojnë për të marrë vendin e dytë.

“Bashkia e Shijakut është bashkia model për procesin e legalizimeve. Nuk po them të arrini bashkinë e Shijakut por të paktën mund të luftoni për vendin e dytë”- tha Rama.

Ndërsa foli edhe për pjesën e mungesës së përgjigjshmërisë së bashkive ndaj qytetarëve.

“Në mbyllje është një plagë. Një nivel shumë i ulët i përgjigjies ndaj qyetarit në platformën e bashkëqeverisjes. Është krijuar si platformë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart e poshtë, ta cojnë në majë shqetësimin e tyre”- shtoi kryeministri.

Ai theksoi domosdoshmërinë e rritjes së përgjegjshmërisë dhe solidarizimit me qytetarët duke u kërkuar kryebashkiakëve që të takohen me sa më shumë banorë që munden. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: