POLITIKË /

‘Non-grata’ e Berishës në Britani, ambasadori britanik: S’ka politizim, është ndjekur proces ligjor

Abbott hodhi poshtë pretendimet se për shpalljen 'non-grata' të Berishës në Britaninë e Madhe mund të ketë pasur ndikim politik.

Shkruar nga Versus

‘Non-grata’ e Berishës në Britani, ambasadori britanik:

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott ka qenë i ftuar në “Opinion” ku foli edhe lidhur me shpalljen “non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha të cilit iu kthye përgjigjia e qartë se një masë e tillë nuk hiqet më.

Ai sqaroi se për t’u ndaluar hyrja në Britani të Madhe, ka një proces të rregullt ligjor në të cilin ndiqen disa kushte të caktuara dhe nuk ka politizim. Në këtë mënyrë Abbott mohoi që dikush të kishte ndikuar për shpalljen non-grata të Berishës dhe sqaroi se nuk bëhet fjalë vetëm për individë nga Shqipëria ndaj të cilëve merret një masë e tillë, por edhe nga shtete të tjera.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ambasador, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur se disa qytetarë janë të ndaluar të hyjnë në Mbretërinë e Madhe. Pse është marrë ky vendim? Do të zgjerohet lista? Pyetja e tretë lidhet me liderin e opozitës në Shqipëri dhe ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Le ta nisim nga pyetja e parë, pse kjo listë? Pse është marrë ky vendim?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Shqipëria, do të sigurohet se ne duam të mbrojmë sigurinë tonë, se ka transparencë për sa i përket sundimit të ligjit.

Blendi Fevziu: Kjo vlen edhe për shtetet e tjera?

Nicholas Abbott: Edhe për shtetet e tjera…

Blendi Fevziu: Në listë ka njerëz edhe nga shtete të tjera?

Nicholas Abbott: Ky nuk është një proces nëpërmjet të cilët targetojmë persona vetëm nga Shqipëria. Ka edhe njerëz në shtete të ndryshme ku ne shikojmë çështje të ndryshme dhe marrim vendim për to.

Blendi Fevziu: Kjo ishte lista e parë. Ju nuk e bëni listën publike por zoti Berisha, kreu i opozitës dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë tha se i është shpallur ndalim hyrje në Mbretërinë e Bashkuar. Pse Berisha?

Nicholas Abbott: Siç ju thashë, nuk është rutinë që ne të komentojmë mbi çështje individuale. Këto janë procese ligjore, nuk janë gjëra që politizohen. Ky është një proces ligjor ku ka disa kushte të cilat ndiqen. Qartazi, në këtë rast, është ndikuar një individ. Siç ju thashë, ne nuk duam të targetojmë individë të caktuar.

Blendi Fevziu: Por a keni ndonjë listë tjetër e cila do të shpallet se shpejti?

Nicholas Abbott: Mua më duket sikur njerëzit besojnë se ekziston një listë sekrete. Kjo nuk ka të bëjë me lista, por me procese dhe shqetësimet tona.

Blendi Fevziu: Por të gjithë këtu flasin për lista.

Nicholas Abbott: Këtë “listë” nuk e kam te xhepi i pasmë.

Blendi Fevziu: Nuk e keni…

Nicholas Abbott: Nuk e kam në xhep. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: