Florjan Binaj ka sqaruar mbrëmjen e sotme në Top Story se pavarësisht se Berisha ka shprehur mbështetjen, ai mbetet ende kandidat i pavarur. Ai theksoi se nuk ka për të qenë kandidat i PD dhe se nuk është takuar ende me Berishën.
Gjithashtu deklaroi se nuk do të shoqërohet gjatë fushatës me Berishën apo krerët e partive të tjera politike, të cilave tha se u kishte kërkuar të dërgonin grupe pune dhe jo kryetarët.
“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.
Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetmit, me ju i thashë. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.
Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën. Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj. Versus.al







