POLITIKË /

"Nuk duam të jemi një PD e dytë", Shehaj u përgjigjet zërave kritikë për "përçarjen" e votave të së djathtës

Shkruar nga Versus

"Nuk duam të jemi një PD e dytë", Shehaj u

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar për emisionin “Opinion” se qëllimi i tij nuk është të jetë një tjetër kopje e PD, por të jetë parti politike e djathtë.

Duke synuar që të jetë partia e djathtë e parë, Shehaj iu përgjigj edhe kritikave ku pretendohet se ai kërkon të marrë votat e demokratëve dhe të PD. Kryetari i partisë së re opozitare, u shpreh se votat janë të qytetarëve të cilët duhet të zgjedhin alternativën më të mirë politike.

“Ne nuk duam të jemi një Parti Demorkatike e dytë. Ne duam të jemi një parti e djathtë e parë. Për çfarë po e bëjmë gjithë këtë? Pse e kemi krijuar një parti të re politike të djathtë? Sepse mendojmë se mund t’i bëjmë gjërat më mirë, sepse mendojmë që jemi më modernë, kemi një vizion më të mirë, kemi një plan më të mirë, për këtë arsye kemi hyrë në politikë. Ky është një projekt politik afatgjatë që absolutisht synon që të jetë altenativa e parë e qendrës së djathtë dhe për të gjithë ata që thonë që jo po Agroni do të marrë votat e Partisë Demokratike, nuk ka, votat nuk janë as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste, votat janë të qytetarëve të cilët zgjedhin alternativën më të mirë dhe kjo është demokracia”, tha Shehaj.

Pak ditë më parë Shehaj pati një përplasje në distancë me Berishën, pasi ky i fundit e akuzoi se kishte vjedhur databazën e të dhënave të anëtarëve dhe votuesve të PD. Deputeti iu përgjigj duke thënë se kishte qenë ai që ua kishte dhënë databazën kur vulën e partisë e kishte “uzurpuar” Basha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: