Nga takimi me vajzat dhe gratë në Dibër, Kryeministri Rama u ndal dhe te kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri, e cila sipas tij arriti të fitonte nga gratë e Bulqizës.
“Kur pyeta më thanë që ‘po sikur nuk ma duan shumë disa se është ndarë nga burri’. Është ndarë nga burri? Po atë zgjidh i thashë se ajo është për ne dhe ja ku është. Si fitoi Festa në Bulqizë? Fitoi me gra”, tha Rama.
Më tej, kryesocialisti ndau dhe synimin e tij të qartë për qarkun e Dibrës, për të cilin kërkon katër mandate.
“Dua të them këtë, sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë me Partinë Socialiste të Dibrës. Takimi i parë në PS-në e Dibrës, të gjithë burra, të mbyllur në një strofull atje, njëri hedh, tjetri kap, nuk merrja vesh çfarë thoshin, por kuptova që më budallai aty isha unë. Dhe sot, para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.”, u shpreh Kreu I qeverisë.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 Partia Socialiste mori një fitore të thellë 4-0 në qarkun e Dibrës. /Versus.al/








