POLITIKË /

Nuk u bë dot deputet, priste të zëvendësonte Manastirliun, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm

Pasi nuk arriti dot të bëhej deputet, Xhemal Qefalisë i besohet posti i numrit dy të ministrisë së Brendshme.

Shkruar nga Versus
Nuk u bë dot deputet, priste të zëvendësonte Manastirliun,
Fotomontazh: Xhemal Qefalia dhe Edi Rama, takimi i tyre pas përfundimit të mbledhjes në selinë e PS

Xhemal Qefalia, ish-deputeti i PS i cili nuk arriti të zgjidhej deputet në Tiranë pas garës në listat e hapura, ka marrë së fundmi një post të rëndësishëm.

Burime bëjnë me dije se këshilli i ministrave ka miratuar propozimin e bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu për emërimin e Qefalisë si zëvendës ministër i Brendshëm.

Qefalia priste që të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun e cila do të kandidonte për bashkinë e Tiranës, por me vendimin e Kushtetueses që riktheu Erion Veliajn në detyrë, iu prishën planet edhe Qefalisë i cili u emërua zv.ministër.

Ky emërim vjen një ditë pas atentatit mafioz të ditës së djeshme në Rinas me 1 të vrarë dhe një të plagosur, gjë që shkaktoi rritjen e pasigurisë tek qytetarët sa i takon situatës së rendit në vend. Versus.al

Poll