POLITIKË /

Pagesa për akomodimin dhe masazhin e Chris Lacivita, Partia Republikane: Po manipulohet sikur kemi bërë krim

Shkruar nga Versus
Pagesa për akomodimin dhe masazhin e Chris Lacivita, Partia Republikane: Po
Christopher Lacivita dhe Fatmir Mediu

Pas publikimit të shifrave mbi pagesat për akomodimin e strategut të PD për fushatën elektorale, Chris Lacivita, ka reaguar edhe Partia Republikane e cila sqaron se pagesat ishin deklaruar sipas ligjit dhe se kishin qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit mes partive opozitare. 

Në reagim theksohet se PR ka paguar për 3 netë qëndrimi të Lacivita-s në një hotel të Tiranës me vlerë 27000 mijë lekë nata. Ndërsa thekson se edhe masazhi me vlerë 59000 lekë ishte paguar nga partia dhe jo nga Mediu. 

"Masazhatorët mediatikë, të korrupsionit të qeverisë, kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe të koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, sikur të bësh masazh me vlerën 5900 lekë ishte krim, turp, apo “shfaqje e huaj”. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike, nga shërbëtorëve të bindur të pushtetit.

Sqarojmë opinionin publik se: Partia Republikane konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar konform ligjit, shpenzimet e akomodimin në hotel Xheko Imperial në Tiranë, për akomodimin e ekipit Amerikan të fushatës z. Chriss LaCivtta, Paul Manaford dhe Lord Stewart Jackson nga Parlamenti Britanik për 3 netë qëndrimi në këtë hotel, pronë e një biznesmeni të respektuar shqiptar, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime nuk janë paguar nga Fatmir Mediu, por nga Partia Republikane. Të gjitha këto shpenzime janë deklaruar nga PR sipas ligjit", thuhet në reagim. Versus.al

 

Poll