
Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e parë që pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 para kryeministrisë. Sipas detajeve të dhëna nga kryedemokrati Sali Berisha, bëhet fjaë për një aksion opozitar një herë në javë që do të kulmojë me një protestë kombëtare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Në atë që demokratët e quajnë “parlamenti para kryeministrisë”, do të mbahen fjalime nga deputetë dhe qytetarë të ndryshëm. Pas disa seancave me tensione ku projektligjet janë kaluar me votat e socialistëve pa diskutime, opozita i cilëson protestat si e vetmja zgjidhje për t’u përballur me qeverinë.
Në konferencat për shtyp, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka instaluar në vend një “regjim autokratik” dhe sipas tij zgjedhjet fitohen me anë të ndikimit të grupeve kriminale në rrethe të caktuara. Versus.al


