Partia Socialiste mbyll sonte fushatën elektorale, në një miting te Parku Olimpik në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës. Në tubim ka mbërritur dhe kryesocialisti Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Kujtojmë se në një videomesazh në rrjetet sociale, Rama shprehet se në takimin e sotëm do të jenë të pranishëm vetëm kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës dhe qytetarët e kësaj zone.
“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, tha ai.
View this post on Instagram








