POLITIKË /

Pas PD edhe PS njofton datën e mitingut përmbyllës, në të njëjtën orë me demokratët

Shkruar nga Versus
Pas PD edhe PS njofton datën e mitingut përmbyllës, në
Kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste do të mbajë mitingun përmbyllës elektoral të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik të Tiranës.

Organizimi do të bëhet në fushën e parkut, ndërsa vihet në dukje fakti se mitingu do të mbahet në të njëjtën orë me atë të Partisë Demokratike që do ta mbajë mitingun përmbyllës në Bulevardin e Ri.

Pas mbajtjes së mitingut, më 10 maj vendi hyn në heshtje elektorale ku nuk lejohen organizimet zgjedhore në pritje të verdiktit të qytetarëve më 11 maj. Versus.al

A mendoni se zgjedhjet e 11 majit demostruan vullnetin e popullit?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di