POLITIKË /

Përfundoi tek "Trauma" pas ndërhyrjes së policisë, Lapaj-Ramës: Je kreu i një bande, sërish do protestoj

Shkruar nga Versus

Përfundoi tek "Trauma" pas ndërhyrjes së policisë,

Adriatik Lapaj ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pas mesnate në godinën para kryeministrisë ku protestonte prej një muaji. Teksa bën me dije se ndodhet në spitalin e Traumës pas dëmtimit që mori në kokë gjatë ndërhyrjes së policisë, Lapaj akuzon Ramën si përgjegjës kryesor.

Ndërsa shprehet në postimin në rrjetet sociale se do të rikthehet sërish për të protestuar para kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve! Versus.al

Poll