
Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna fizike mes eksponentëve të partisë.
Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldian Çepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar dhe dhunuar kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.
Pas dhunës, Shpend Barameta ka njoftuar Policinë e Kavajës, por në momentin që efektivët kanë shkuar aty, nuk ka bërë denoncim.








