POLITIKË /

Propozimi i Këlliçit në kryesi rrëzohet nga Berisha: S'ka protesta kundër Ballukut, fokusi të jetë tek Rama

Ashtu siç Berisha e njoftoi edhe në konferencë për mediat, protestat e organizuara do të jenbë vetëm kundër Ramës.

Shkruar nga Versus

Propozimi i Këlliçit në kryesi rrëzohet nga Berisha:

Ditën e djeshme, Partia Demokratike zhvilloi mbledhje kryesie me dyer të mbyllura për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm të saj në skenën politike. Burime bëjnë me dije se Berisha ka porositur krerët e PD që të mos ndërmarrin denoncime publike ndaj Ballukut pasi kjo e fundit u mor nën hetim nga SPAK, por në vend të saj të përqendrohen tek kryeministri Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit si autorin e vërtetë të aferave korruptive.

Propozimi për protesta ku të kërkohej dorëheqja e Ballukut u bë nga deputeti, Belind Këlliçi i cili kërkoi që të përdorej e njëjta mënyrë proteste si ndaj Veliajt. Por një gjë e tillë u refuzua nga Berisha i cili tja se aksioni politik duhet të përqendrohet vetëm kundër kryeministrit Rama dhe jo Ballukut.

Një qëndrim të tillë, Berisha e mbrojti edhe sot publikisht në konferencën për mediat duke thënë se për Ramën do të niste shpejt dimri i ftohtë me protesta të fuqishme. Versus.al

Poll