POLITIKË /

PS “ndez motorët” e fushatës elektorale! Rama mbledh Asamblenë në Durrës, priten emrat e 12 drejtuesve të qarqeve

Asambleja do të zgjedhë dhe organet e reja drejtuese të PS, si sekretariatin dhe këshillin.

Shkruar nga Versus

PS “ndez motorët” e fushatës elektorale! Rama mbledh

Sot Partia Socialiste ‘ndez motorët’ zyrtarisht për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Asambleja e socialistëve mblidhet sot në Durrës në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Pritet që të mbledhja e sotme të shërbejë për të caktuar drejtuesit politikë të qarqeve në prag të zgjedhjeve parlamentare si dhe do të votohet për organet e reja drejtuese, sekretariatin dhe këshillin e PS.

Një javë më parë Rama mblidhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja nga e cila nuk u bënë publike shumë detaje. Por pritet që mbledhja e sotme e Asamblesë të ketë një rol vendimtar në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Vetë Rama ka deklaruar më herët se do të ketë ndryshime të mëdha sa i takon përbërjes së grupit parlamentar të PS duke kritikuar shumë prej deputetëve të cilët nuk i kishin përmbushur pritshmëritë, sipas tij. Kryeministri do të hapë sot mbledhjen e Asamblesë me fjalën e tij para të pranishmëve. Përflitet se mund të prezantojë një platformë të re të tij, pjesë e së cilës do të jenë më së shumti figura të reja. 

Kujtojmë se Asambleja e PS u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS të mbajtur më 28 korrik të këtij viti. Asambleja ka rreth 350 anëtarë, prej të cilëve Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre pas të tjerët janë pjesë automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

AXHENDA

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.

4. Të ndryshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: