POLITIKË /

"Punon për Edi Ramën", analisti Haxhiu: Berisha ishte më i rëndësishëm në arrest shtëpie

Sipas Haxhiut, Berisha po punon në mënyrë "të pavetëdijshme" për Edi Ramën.

Shkruar nga Versus

"Punon për Edi Ramën", analisti Haxhiu: Berisha ishte

Analisti Baton Haxhiu uroi kryedemokratin Sali Berisha për lirimin e tij nga arresti shtëpiak teksa theksoi se një vendim i tillë nga Gjykata e Posaçme vetëm sa i dha demokratit një “aureolë” të njeriut të fortë, mëgjithatë tha se ishte më i rëndësishëm në arrest shtëpiak.

“Më i rëndësishëm do të ishte në arrest shtëpiak, si figurë politike. Ia uroj këtë lirim, që ndoshta do e kthejë jetën politike në realitet. Nga dritarja e ka luajtur rolin e viktimës. Nuk mbahet një njeri në arrest shtëpiak për një vit, pa kuptim. Nëse do t’ja japësh aurën e një njeriu të fortë e të qëndrueshëm, bën këtë që ka bërë drejtësia shqiptare me Berishën.”- tha Haxhiu.

Duke nënvizuar nevojën që ka vendi për një opozitë vepruese, analisti u shpreh se Berisha e ka konsumuar veten politikisht dhe shtoi se në mënyrë “të pavetëdijshme ai po i shërben Ramës”.

“Jeta në liri kërkon veprim, imagjinatë edhe vizion. Unë nuk pres këto të treja që Berisha i ka në këtë moment sepse e ka konsumuar vetveten poliitikisht, pres që të denoncojë sa më shumë. Mund të quhet një veprim…Unë nuk pres as fjalor tjetër, as mobilizim tjetër. E kam thënë dhe e mbaj qëndrimin, që pavetëdijshëm kryetari i PD punon për Edi Ramën. Nuk jep ndonjë rezultat për PD-në dhe unë besoj që është problem për të sjellë diçka në zgjedhjet e Majit”- shtoi analisti.

Ish-kryeministri Sali Berisha u lirua nga arresti shtëpiak ku qëndroi për 11 muaj që prej 30 dhjetorit 2023 kur iu caktua masa e sigurisë pasi nuk zbatoi “detyrim paraqitjen” nën akuzën se kishte kryer korrupsion pasiv në veprimet e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është i pandehur dhe do gjykohet në liri. Nga ana tjetër SPAK ka bërë me dije se do të apelojë në GJKKO vendimin për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak. Versus.al

 

Poll