POLITIKË /

Qytetarët s’njohin deputetin e zonës, Klosi: Ka ikur koha e individëve, rëndësi ka partia politike

Shkruar nga Versus

Qytetarët s’njohin deputetin e zonës, Klosi: Ka ikur koha e

Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, i pyetur në “Euronews” lidhur me gjetjet e “Barometrit” mbi sondazhin ku tregohej se shumica e qytetarëve nuk e dinin kush ishte deputeti i zonës së tyre, u justifikua duke thënë se në kohët e sotme me rëndësi është forca politike.

Klosi tha se njerëzit nuk votojnë më për emra të caktuar personash, por për partinë politike duke theksuar se kjo e fundit mban përgjegjësi në fund.

“Nuk është logjike që dikush të premtojë gjëra personale, që do bëj këtë dhe do bëj atë. Nuk e bën dot, e bën forca politike e tij, pra është shumë e vështirë që ti të fitosh një zonë elektorale ose një mandat deputeti nëse ti si forcë politike e bazon gjënë me individin.  Njerëzit nuk votojnë më për emrin, por votojnë për partinë politike, prandaj ka ndryshuar koncepti i të qenit deputet. Jo për ta ulur figurën e deputetit, por ky është realiteti, dhe në fund fare përgjegjësia është e forcës poltike dhe jo e individit”- tha Klosi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: