Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku do dha medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që prekën vendin.
Në fjalën e tij, Rama tha se përulen me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret. Ai tha se situata me zjarret ishte një kronike e gjatë ethesh dhe dramatike, ndërsa shtoi se heroizmi që treguan zjarrfikësit nderuan shtetin dhe republikën.
“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë.”, tha ndër të tjerash Rama.
Kryeministri përsëriti dhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë dy avionë.
“Duhet ta mbajnë parasysh një të vërtetë, avionët nuk janë magjistarë, ata janë ndihmës të fuqishëm të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizimit europian të mbrojtjes civile, pjesë e së cilës jemi edhe ne, Shqipëria me të drejta të barabarta. Nuk janë asesi të plotfuqishëm, 22 avionë të gjeneratë së fundit nuk e penguan flakët të digjte dhe përcëllonte Izmirin, duke hapur një plagë të dhimbshme mbi tokën e Turqisë mike dhe duke bërë të evakuohen mijëra njerëz, ashtu sikur forca më e madhe ajrore e planetit, nuk mundi ta shmangte shkrumbimin tragjik të një vendbanimi të madh sa Tirana në Los Angelos. Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama tha se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të përcjellë pranë organeve drejtuese të gjyqësorit ankesat që ai ka shprehur për gjyqtarët e përmendur së fundmi.
”Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam ërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi. Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “/Versus.al







