POLITIKË /

Legjislacioni i ri/ Rama takim me vartësit e tij, Kuvendi shton Komisionet, 'Xhafaj' bëhet i përhershëm

Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të mblidhet së shpejti, ku do të shpallet kabineti i ri.

Shkruar nga Versus

Legjislacioni i ri/ Rama takim me vartësit e tij, Kuvendi shton Komisionet,

Pak ditë para hapjes së Parlamentit të ri, kryeministri Edi Rama, i rizgjedhur për mandatin e katërt pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, ka nisur takimet për formimin e qeverisë së re dhe për strukturën e Komisioneve Parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit, Partia Socialiste mori 52-53% të votave dhe 83 ulëse nga 140, duke i dhënë Ramës mundësinë të qeverisë pa koalicion.

Sot në Kryeministri u panë ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, ish-ministri i Financave Ervin Mete, ministri aktual i Financave Petrit Malaj, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe biznesmeni kosovar Begjet Pacolli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Takimet me dyer të mbyllura nuk zbuluan detaje, por fokusi duket të jetë përgatitja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, forumi kryesor politik ku zakonisht shpallet qeveria e re.

Rama ka zhvilluar gjithashtu diskutime me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin e grupit socialist Niko Peleshi dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

U vendos që Kuvendi i ri të ketë 11 komisione: Komisioni aktual i Veprimtarisë Prodhuese do të ndahet në tre të veçanta (Bujqësia, Energjia dhe Infrastrukturë-Mjedis-Digjitalizim). Shtatë komisione do të drejtohen nga PS dhe katër nga PD. Komisioni Xhafaj dhe ai për reformën, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE do të jenë të përhershëm, me pjesëmarrjen e opozitës dhe mazhorancës.

Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të mblidhet së shpejti, ku do të shpallet kabineti i ri.

Brenda 10 ditësh nga nisja e punimeve të Kuvendit, kryeministri do të paraqesë programin qeverisës dhe kabinetin për miratim me 71 vota.

Pas votimit, qeveria do të betohet para Presidentit, dhe deri më 20 shtator vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re, ndërsa emrat e ekzekutivit do të bëhen publikë shumë shpejt./Versus.al

Poll