
Në takimin me të rinjtë e Elbasanit, kryeministri Edi Rama ka folur sërisht për deputetin Dashnor Sulën pasi mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se i vjen mirë që Sula nuk do jetë në Parlament, sepse “ nuk ka gjë më të ëmbël në këtë lloj fushe kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari i vet”.
Kryeministri tha se pavarësisht se Sula fitoi primaret, PD-ja e hoqi atë nga listat.
“Dash Sula është tamam gjel deti, nuk mundej dot ta mbante këneta edhe e nxori jashtë, komplet, pavarësisht se ai fitoi primaret”, tha kryeministri.
Edi Rama: Dash Sula që unë i them gjeli i detit, fitoi primaret. Dash Sula është , po i thoja më parë, nëse mua do më thoshin nga gjithë këta që flasin në Parlament hiqe njërin, e unë do hiqja Dash Sulën, sepse është më i vështiri e më i lodhshmi kur del atje. Është tamam gjel deti, nuk mundej dot ta mbante këneta edhe e nxori jashtë, komplet, pavarësisht se ai fitoi primaret. Mua më vjen mirë që Dash Sula nuk do jetë në parlament, që të kuptohemi, e nuk ka gjë më të ëmbël në këtë lloj fushe kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari i vet.
Por kjo për të thënë që heqja e tij apo e disa të tjerëve që dolën, njerëz me vota.. vota kënete por njerëz me vota, çfarë tregon kjo? Pse i hoqën? Sepse në fakt ne kemi bërë një listë e kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria edhe pas hyrjes në be është në duar të sigurta të një force politike që në përpjekje të vet për të ndryshuar Shqipërinë ka në ADN ndryshimin e vetvetes, ndërkohë që bufi është përgatitur për opozitë.
Dash Sula është hequr jo për 11 maj, po për 12 maj. Se kur bufi të dali më 12 maj, të thotë na i vodhi, çohuni, korrupsion, Rama ik, zor se gjeli i detit do i shkonte pas bufit të kënetës dhe të gjithë bretkosave që janë mbledh aty për të bërë këtë budallallëk e për 4 vjet të tjera. Edhe bufi i mori e i kollofiti një nga një. Po Dashi i shpëtoi se sa e kishte këtu në gurmaz duke e gëlltitur, fluturoi gjeli edhe është i lirë nëpër fushat e Peqinit./Versus.al








