POLITIKË /

Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë!

Kryeministri Edi Rama tha se ftesa ndërkombëtare u mirëprit dhe u ratifikua nga Shqipëria, pavarësisht zhurmës dhe polemikave përreth saj. Ai theksoi se vendi e aprovoi projektmarrëveshjen dhe projektligjin me një “po” të fortë, duke kontribuar në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare.

Shkruar nga Versus
Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për Bordin e Paqes: E
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi ftesën e fundit ndërkombëtare, në podcastin e tij duke theksuar se ajo ishte një mundësi e mirëpritur për vendin, pavarësisht zhurmës dhe polemikave që u krijuan rreth saj.

Ai shtoi se Shqipëria, si një shtet që ka gjetur paqen dhe ka kontribuar në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e miratoi projektmarrëveshjen dhe projektligjin me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e atyre që shprehën rezervat e tyre.

Kryeministri Rama: Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më dërgoi këtë ftesë për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i themeluar po prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit.

Gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një PO të fortë, – edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, – përkatësinë në këtë në këtë bord”./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll