Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën e qeverisë ambasadorët e vendeve evropiane, mes të cilëve edhe ambasadorin e BE, Silvio Gonzato i cili së fundmi është përmendur shpesh për shkak të deklaratave të Sali Berishës ndaj tij.
Mësohet se pjesë e takimit është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, por ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Vetëm pak ditë më parë, Gonzato i dorëzoi Edi Ramës progres raportin e Komisionit Evropian mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin drejt anëtarësimit në BE. Versus.al

