POLITIKË /

Rama: Pezullimi absurd i Belinda Ballukut po paralizon qeverinë dhe interesin publik

Si shembull, ai përmend marrëveshjen për nisjen e fluturimeve transoqeanike mes Shqipërisë dhe Kanadasë proces që, sipas tij, është thuajse i përfunduar, por ka mbetur i bllokuar vetëm sepse Balluku, e pezulluar, nuk mund të ushtrojë kompetencën kushtetuese të nënshkrimit.

Shkruar nga Versus

Rama: Pezullimi absurd i Belinda Ballukut po paralizon qeverinë dhe

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërisht vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Belinda Balluku.

Rama e cilëson këtë vendim “absurd” dhe thotë se ai po dëmton drejtpërdrejt funksionimin e qeverisë dhe interesin publik.

Si shembull, ai përmend marrëveshjen për nisjen e fluturimeve transoqeanike mes Shqipërisë dhe Kanadasë proces që, sipas tij, është thuajse i përfunduar, por ka mbetur i bllokuar vetëm sepse Balluku, e pezulluar, nuk mund të ushtrojë kompetencën kushtetuese të nënshkrimit.

Reagimi i Edi Ramës

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.Versus.al

Poll