POLITIKË /

“Sa me sy të keq po na shohin mo aman”/ Rama 'thumbon' opozitën nga Durrësi: Plasën nga zilia

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar opozitën, duke thënë se “sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten.

Shkruar nga Versus

“Sa me sy të keq po na shohin mo aman”/ Rama

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka ironizuar opozitën, duke thënë se “sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten.

Ndër të tjera tha se “ne nuk nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.”

Rama: Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Nuk e di. Plasë. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.

Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua. Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën.

Tags:

rama batuta

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: