POLITIKË /

'Sa shumë keni vjedhur', Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk del dot nga këneta, por po fyen 800 mijë votues!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre.

Shkruar nga Versus
'Sa shumë keni vjedhur', Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre.

Si fillim kreu i qeverisë zgjodhi që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me postimin e bërë më herët për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

“Shëngjin-Velipojë është një aks i mahnitshëm… ajo rrugë tani është drejt përfundimit dhe postimi sot në mëngjes i videos për të ka nxitur komente, ndër të cilat dy a tre ia vlen  të diskutohen’, shprehet Rama.

Ndërsa komentit “po sa shumë keni vjedh, në 12 vite vetëm rrugë, spitale dhe shkolla po reklamon sikur ke bërë namin…”,  Rama i është përgjigjur me ironi e batuta, duke i thënë se nuk duhet ta tregojë kaq hapur “që nuk del dot nga kënetë”, metaforë që ai e përdor për opozitën.

“Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ha asnjë diskutim. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane. Dakord nuk e del dot nga këneta, por të paktën mos e thuaj haptazi që nuk del dot”, i tha ai./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: