
Shqipëria mirëpret sot samitin dyditor të procesit të Brdo-Brijunit i cili do të zhvillohet në Golem dhe do të drejtohet nga presidenti Bajram Begaj. Në këtë samit do të jenë të prnishëm udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të dy shteteve që e themeluan, Kroacisë dhe Sllovenisë me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal për përshpejtimin e procesit të integrimit dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.
Pritet që të ketë një seancë plenare dhe konferencë të përbashkët mes Begajt dhe homologëve të tij nga vendet e rajonit si dhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës. Fokusi i diskutimeve do të jetë tek bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, planin e rritjes së BE dhe hartimi i politikave për të mbajtur fuqinë e re punëtore.
Axhenda e samitit 6 tetor 2025:
10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes/ Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç
Foto familjare
11:00-13:00- Seanca plenare
11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj
13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç. Versus.al







