POLITIKË /

Samiti Shqipëri–Itali/ Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni në Vila Doria Pamphilj!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti homologun e saj, Edi Rama, në Villa Doria Pamphili në Romë. Rama udhëtoi drejt kryeqytetit italian i shoqëruar nga 10 ministra, për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.

Shkruar nga Versus

Samiti Shqipëri–Itali/ Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti homologun e saj, Edi Rama, në Villa Doria Pamphili në Romë. Rama udhëtoi drejt kryeqytetit italian i shoqëruar nga 10 ministra, për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ndërkohë sipas raportimeve, ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive:

-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit

-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme

-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional

-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal

-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë

-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive

-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare

-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit

 

Poll