POLITIKË /

Seanca e kaluar u mbyll me përplasje e përjashtime, Kuvendi mblidhet sot, zbardhet rendi i ditës

Në qendër të rendit të ditës së sotme është miratimi i projektligjit për performancën energjitike të ndërtesave.

Shkruar nga Versus

Seanca e kaluar u mbyll me përplasje e përjashtime, Kuvendi mblidhet

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare në orën 13:00 me tematikë kryesore miratimin e projektligjit për performancën energjitike të ndërtesave që kërkon shumicë të thjeshtë.

Javën e kaluar, nuk pati seancë plenare pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali mori pjesë në samitin e Europës Juglindore në Odesa të Ukrainës.

Seanca e kaluar, u mbyll me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali e cila përjashtoi nga salla deputetin demokrat Flamur Noka. Edhe gjatë ditës së sotme pas diskutimeve për projektligjin, rendi i ditës parashikon edhe diskutime jashtë temës.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 19, datë 13.6.2025 të Kryetares së Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

(Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.) Versus.al

Poll