POLITIKË /

Secili në zyrën e tij/  E vërteta  e takimeve të Ramës për qeverinë e re

Megjithatë, burime të brendshme nga Kryeministria tregojnë se realiteti i takimeve mes Ramës dhe vartësve të tij nuk korrespondon me raportimet e përhapura dje.

Shkruar nga Versus

Secili në zyrën e tij/  E vërteta  e takimeve të

Një video e shpërndarë dje masivisht në rrjetet sociale ku  Delina Ibrahimaj, ministrja për Sipërmarrjen, ish-ministri i Financave, Ervin Mete dhe zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku shihen duke hyrë në kryeministri, ngriten spekulime se kryeministri Edi Rama kishte nisur bisedimet per ngritjen e qeverisë së re dhe ish- anëtarët e kabineteve të mëparshëm ishin pjesë e këtyre “negociatave”.

Megjithatë, burime të brendshme nga Kryeministria tregojnë se realiteti i takimeve mes Ramës dhe vartësve të tij nuk korrespondon me raportimet e përhapura dje.

Delina Ibrahimaj, ministre pa portofol, ka zyrën në katin e dytë, ndërsa Belinda Balluku, zv/kryeministre, ka zyrën e saj në godinën e Kryeministrisë.

Ish-ministri i Financave, Ervin Mete, aktualisht shërben si këshilltar dhe zyrën e ka në katin e tretë të ndërtesës së Kryeministrisë.

Largimi i tij nga kabineti, pa përmbushur ende 9 muaj të mandatit, dhe mundësia e rikthimit në qeveri i ka shancet drejt zeros.

Të vetmin takim që Rama zhvilloi dje në kryeministri ishte ai me biznesmenin Bexhet Pacolli

Sigurisht, Rama do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku do të bëjë të ditur emrat e kabinetit të ri, por deri më tani asnjë emër nuk është bërë publik, ndërsa spekulimet për pozicionet kyçe brenda qeverisë vazhdojnë të jenë të shumta./Versus.al

 

 

Poll