POLITIKË /

Shkarkimi i Veliajt dhe dekreti i Begajt për zgjedhje në Tiranë, Braçe 'kundër' presidentit: Duhej respektuar Kushtetuesja

Sipas Braçes pavarësisht domosdoshmërisë së Tiranës për të patur sa më shpejt një drejtues të ri, duhej respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Shkruar nga Versus

Shkarkimi i Veliajt dhe dekreti i Begajt për zgjedhje në Tiranë,

Që prej ditës së djeshme, dekreti i presidentit Bajram Begaj për zgjedhje më 9 nëntor në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, është kthyer në temë kryesore diskutimi sa u takon zhvillimeve politike.

Kjo për shkak të faktit se zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mund të quheshin të pezulluara pasi Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimit për shkarkimin e tij. Teksa nga opozia ka marrëe shumë kritika, këtë herë ‘kundër’ Begajt ka dalë edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Në një intervistë për Gazetën Tema, Braçe shprehet se pavarësisht interesit të qytetarëve të Tiranës për të patur sa më shpejt një kryetar të ri, duhej zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Më tej shtoi se tema e shkarkimit të Veliajt duhet të ishte diskutuar brenda PS dhe që kryebashkiaku i shkarkuar të trajtohej me dinjitet.

"Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi. Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, nuk ishte një çështje që duhej diskutuar me kontributin e gjithë kundërshtarëve apo armiqve – apo quajini si të doni… Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… ta trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe kur kërkon ta largosh, duhet ta trajtosh me dinjitet…” – thotë ndër të tjera Braçe. Versus.al

Poll