POLITIKË /

"Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës", Rama në Seul: Sot ecim në rrugë modernizimi drejt BE

Shkruar nga Versus

"Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës", Rama në

Kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh ndodhet në Korenë e Jugut, mbajti edhe fjalën e tij në konferencën Aziatike të Lidershipit ku vuri në dukje dallimet e Koresë së Jugut me atë të Veriut.

Ndërsa përsëriti shprehjen e tij se "Shqipëria ka qenë dikur Koreja e Veriut në Evropë", Rama tha se sot vendi po ndjek një rrugë krejt tjetër drejt modernizimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

“Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës dhe sot ajo po ecën në një tjetër rrugë, thellësisht ndryshe. Një rrugë ndërtimi institucionesh, modernizimi, drejt BE. Institucionet mund të ndërtohen edhe kur një vend dikur i kufizuar nga izolimi, mund të frymëzohet nga aspirata. Kjo është vetëm një prej arsyeve pse për mua është kuptimplotë të jem në Seul”, tha Rama.

Duke krahasuar ndryshimin e Koresë së Jugut krahasuar me 2 dekada më parë kur e kishte vizituar si kryebashkiak i Tiranës, Rama tha fatet e kombeve krijohen nga zgjedhjet e tyre. 

“Ajo çfarë pashë atë kohë ishte e jashtëzakonshme, por ajo që shoh sot është diçka thellësisht prekëse. Korea e Jugut është provë që historia është e rëndësishme, por e vetme historia nuk e vendos dot fatin. Ndoshta s’ka asnjë vend tjetër që kjo e vërtetë ilustrohet në mënyrë kaq mahnitëse. Këto janë dëshmia më e kthjellët në tokë se fatet e kombeve bëhen nga zgjedhjet që bëjmë gjatë rritjes”, shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

 

Poll