POLITIKË /

“Është përmirësuar situata me përmbytjet”, Balluku: Do të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar

Shkruar nga Versus

“Është përmirësuar situata me përmbytjet”,

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot nga zonat e përmbytura në Fier se situata është përmirësuar. Balluku shpjegoi se banorët e zonave të prekura nga përmbytja do të marrin kompensim për dëmtimet e banesave dhe prodhimeve në sera.

“Jemi në një stad të përmirësimit të situatës, lumi Seman është rikthyer në shtratin e tij. Këtu jemi shumë afër hidrovorit, dhe kjo është një zonë ku vazhdon të ketë prezencë të ujit. E rëndësishme është që 20 banesa që janë prekur, në asnjërën prej tyre, nuk ka banorë të dëmtuar.

Para disa orësh kishim një situatë me dy barinj të cilët nuk po arrinin ti kontaktonin familjarët, janë gjetur dhe janë të sigurtë, gjithçka është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Emergjencave Civile.

Ditët e ardhshme nuk është parashikuar të ketë reshje, do të punojmë për përmirësimin e argjinaturës. Do të mbështesim me ushqim banorët që kanë nevojë, por edhe ushqim për bagëtitë, skuadrat janë këtu, të gatshme për t’iu ardhur në ndihmë në çdo moment. Do të vazhdojmë deri në përmirësimin total të kushteve. Do të bëjmë vlerësimin e dëmeve ashtu siç e ka thënë edhe kryeministri Edi Rama, dhe çfarë është e rëndësishme më pas, në një mënyrë të drejtë.

Do të kompensohen banorët që iu janë dëmtuar banesat, por edhe atyre që iu janë dëmtuar prodhimet në sera”, deklaroi Balluku nga Fieri.

Balluku sqaroi se argjinaturat e lumenjve që kanë shkaktuar përmbytje, do të riparohen në mënyrë që të mos shkaktojnë sërish dëme siç ndodhi gjatë reshjeve të shiut./Versus.al

Poll