POLITIKË /

“Si ai s’do ketë për 100 vite”, rruga 1.3 mln euro u shemb për 6 muaj, elozhet e nipit të ndërtuesit për ish-kryebashkiakun e Matit

Shkruar nga Versus

“Si ai s’do ketë për 100 vite”, rruga 1.3 mln euro u

Ditën e djeshme një rast skandaloz u raportua në bashkinë Mat ku unaza e qytetit e inauguruar 6 muaj më parë pësoi shembje në 4 vende të ndryshme duke e pamundësuar qarkullimin në këtë aks rrugor dhe duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve.

Ky projekt infrastrukturor i financuar nga ARRSH, u ndërtua nga kompania ULZA sh.p.k e Ndue Shpanit.

Pas shembjes një video e këtij të fundit teksa shfaqet me nipin e tij Eldorin Shpanin, administratorin e bashkisë Mat, është bërë virale në rrjetet sociale. Eldorin Shpani shpreh konsideratën e tij për kryebashkiakun e Matit, asokohe, Agron Malajn i cili sot është deputet i PS. Shpani thotë se për 100 vitet e ardhshme nuk do ketë kryebashkiak si Malaj duke pretenduar se projektet gjatë drejtimit të tij do të jenë të ‘papërsëritshme’ edhe në të ardhmen.

“Shembulli i Agronit si kryetar bashkie, do përsëritet pas 100 vitesh. Nuk do ketë më kryetar si ai”- shprehet Eldorin Shpani në video.

Kjo deklaratë u mbështet edhe nga i afërmi i tij, ndërtuesi Ndue Shpani i cili u shpreh: "Agron, siç thotë Eldorini”

Për ndërtimin e rrugës që u shemb për 6 muaj, u përdor një fond prej 1.3 milionë eurosh nga buxheti i shtetit. Versus.al

 

Poll