
Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahet seanca plenare e përjavshme ku është parashikuar zhvillimi i 9 interpelancave. Ashtu si në seancat e kaluara ku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, edhe këtë herë opozita ka të njëjtën kërkesë pavarësisht se më herët i janë refuzuar 2 interpelanca me kreun e qeverisë.
Demokratët kërkojnë këtë herë përgjigjie nga Rama mbi situatën demografike ku ndodhet vendi pas shifrave të frikshme të emigrimit masiv të shiptarëve. Ndërsa Partia Mundësia kërkon nga kreu i qeverisë shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti.
Gjithashtu janë kërkuar edhe disa interpelanca të tjera me ministrat e qeverisë. Pritet që gjatë seancës së sotme të miratohen edhe disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Versus.al

