Kur duhet më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverën e 2025, SPAK ka hapur një hetim në KQZ.
Siç edhe raportuam më herët, SPAK ka kërkuar informacion në lidhje me tenderin e pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve.
Bëhet fjalë për tenderat prej 21 milionë eurosh që fitoi kompania ‘Smartmatic’, e cila pa garë fitoi tenderin për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 2023 si për implementimin e projektit pilot në njësinë 10 për votimin e numërimin elektronik.
Kjo kompani është akuzave në SHBA për manipulime. Ka qenë vetë presidentit i kohës, Donald Trump i cili ka akuzuar këtë kompani se, ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2020.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA sollën një precedent të paparë në historinë e vendit akuzat për manipulim të votave, duke akuzuar kompaninë Smartmatic, për manipulim dhe ndërrim rezultati. Por cila është kompania dhe a ka pasur akuza të mëparshme ndaj saj.
Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë.
Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.
Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Poëell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.
“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden."








