POLITIKË /

Takimi misterioz, lëvizje e re brenda PD? Alimehmeti zbulon diskutimet: Duhet riorganizim nga koka te këmbët

Ai tha se gjendja ku është PD kërkon reflektim të thellë dhe riorganizim për vizion më të mirë politik.

Shkruar nga Versus

Takimi misterioz, lëvizje e re brenda PD? Alimehmeti zbulon diskutimet:

Ditën e djeshme ish-deputeti Ervin Salianji, anëtari i kryesisë, Ilir Alimehmeti dhe disa prej kandidatëve më të votuar të listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit zhvilluan një takim informal që ngjalli idenë se një lëvizje e re mund të jetë duke u krijuar brenda PD-së.

Ilir Alimehmeti pak orë pas mbledhjes zbuloi në Top Story se në takimin ku morën pjesë 15 persona, u fol mbi gjendjen e situatës dhe se çfarë mund të bëhet për ndryshim.

“Ne ishim në një moment diskutimi, si është situata dhe si e mendon secili prej nesh. Në takim kemi qenë rreth 15 veta”, tha ai.

I pyetur nëse ky takim ishte një nismë për lëvizje politike brenda PD-së, Alimehmeti e la të hapur përgjigjen duke thënë se partisë i duhej një riorganizim nga koka te këmbët.

“Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përkarshi të një qeverie të kalbur opozita nuk e hedh dot në tokë dhe nuk ndodh ai rrotacioni politik, parimi ishte si mund të forcohet PD. Unë personalisht mendoj se PD i duhet një riorganizim nga koka te këmbët, vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i qasemi një sistemi zgjedhjesh vendore në mënyrë të suksesshme.Vizioni është 2029 që kalon përmes 2027. Nëse në këto muaj bëjmë disa riorganizime që u flasin njerëzve siç duhet, në atë mënyrë situata kthehet, sepse është e lehtë më këtë qeverisje përballë sepse është duke rënë vetë”, tha ai.

Ai shtoi se PD kërkon atë që çdo opozitar do, që është fakti që partia të forcohet dhe të riorganizohet për një vizion më të mirë politik.

“Pranverën që vjen mbarojë të gjitha mandatet. Do ketë votimet të brendshme. Do ketë mundësi të riorganizohet PD, sepse kush e ka vizionin më të mirë politik kupton çfarë duhet të bëjë. Ne kërkojmë dhe duam atë që do çdo opozitar, partia të forcohet.. të jetë shpresë fitore në zgjedhjet e ardhshme. Këtë do opozita dhe shumë shqiptarë që nuk votojnë PD por janë të lodhur nga qeverisa. Nuk shkohet dot me një kërcim por ka një zinxhir përfaqësimesh.

Në fund fare ne përfaqësojmë njerëz që na kanë votuar dhe duhet të përçojmë fjalën e tyre. Mbeten metodat mes miqsh por nuk është organizmin që optimizon situatën. Shqetësimi mbetet bazë, si ne shkojmë në mënyrë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme, të jemi të sigurt jo me pikëpyetje. Nuk e konceptojë dot garën politike pa e parë kundërshtarin përballë”, u shpreh Alimehmeti. Versus.al

Poll