POLITIKË /

Të dielën Rama mbledh qeverinë në Dajt, Kuvendi nis punimet të hënën me agjendë të ngarkuar

Shkruar nga Versus

Të dielën Rama mbledh qeverinë në Dajt, Kuvendi nis punimet

Këtë të dielë socialistët rikthehen në punë pas pushimeve. Nesër pritet që të mbahet mbledhja e qeverisë në Dajt, ndërkohë që Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar më 2 shtator.

Në mbledhjen e qeverisë, Rama pritet që të ritheksojë prioritetet që duhet të kenë gjatë këtij sesioni të ri parlamentar dhe për nisjen e përgatitjeve lidhur me zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në vitin 2025.

Ndërsa sesioni i ri parlamentar që do të nisë me një drejtim të ri, me Elisa Spiropalin si kryeparlamentare, pritet të ketë çështje me shumë ngarkesë si çështja e Avokatit të Popullit, në postin të cilin qëndron Erinda Ballanca edhe pse i ka përfunduar mandati. Kjo për shkak të mungesës së konsensusit mes palëve.

Çështja më e nxehtë e momentit pritet të jetë ajo e mandatit të Olta Xhaçkës. Më 12 shtator do të mbahet një seancë plenare në Kuvend ku do të shqyrtohet për të disatën herë urdhri i Gjykatës Kushtetuese që i kërkon Kuvendit që t’ja dërgoj për shqyrtim vlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës e cila akuzohet nga opozita se është në konflikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga Rama.

Sesioni i ri parlamentar e gjen vendin me ndryshime në qeveri të cilat u lajmëruan nga Rama në Kongresin që PS mbajti në fund të korrikut. Ministrat e rinj, u cilësuan nga opozita si “kukulla” të Ramës pa asnjë profil politik që do t’i shërbejnë kryeministrit për të vendosur mbi gjithçka. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: