Me përfundimin e muajit gushtit politika ka lënë pas dhe pushimet e verës dhe të dielën më 1 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledh qeverinë në një analizë pune para nisjes së sezonit të ri politik.
Sipas burimeve mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt duke nisur nga ora 10:00 e 1 shtatorit deri në orën 18:00.
Secili prej ministrave do të prezentojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.
Ndërsa më 2 shtator, nis dhe jeta parlamentare me seancën e parë do të mbahet për sesonin e ri parlamentar pasditen e së hënës.
Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga kongresi i 28 korrikut.
Kjo Asamble ka si detyrë të zgjedhë dhe kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës pritet të jenë edhe të dërguarit politik në 12 qarqe.
Me ndryshimet partiake, PS do të nisë punën pë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përpilimin e ekipeve dhe kandidatëve, merr më shumë rëndësi në kontekstin e përballjes me kundërshtarin politik.
Pasi Edi Rama të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në parti, Kryeministri do të udhëtojë drejt SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pasi këtë vit në radhë është shefi i qeverisë, jo Presidenti i Republikës./Versus.al








