
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër lidhje direkte me ndjekësit në rrjetet e tij sociale. Teksa iu përgjigj komenteve dhe kritikave të ndryshme për premtimet e pambajtura në këto 12 vite qeverisëse, Rama vijoi të ngulmonte tek fakti se 11 maji është ‘takim me historinë’ dhe se duhet votuar PS për anëtarësimin e vendit në BE.
Në mbyllje të komunikimit të tij me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u kërkoi ndjekësve që më 11 maj të votonin për PS ose njërin prej kandidatëve në listat e hapura duke u bërë thirrje që nëse nuk e bëjnë diçka të tillë është më mirë të mos votojnë dhe të rrinë në shtëpi.
“Takimi me historinë kërkon që të mblidhemi të gjithë tek pesa. Tek numri 5. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim atëherë le të e vërë tek pesa shënimin, le ta vërë tek njëri nga kandidatët e listës preferenciale. Një votë aty se ia kemi dhënë të gjitha qarqeve grupet, skuadrat, mundësitë. I duan gra, i duan vajza, i duan djem, i duan nga zona e tyre a më pranë, i kanë aty. Nëse as këtë nuk e bëjnë dot, të mos shkojnë në kënetë, të rrinë në shtëpi”- u shpreh Rama. Versus.al








