POLITIKË /

“Të përshkallëzojmë betejën”, Berisha thirrje qytetarëve: Vazhdojmë deri në largimin e Ramës

Shkruar nga Versus

“Të përshkallëzojmë betejën”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ku foli për protestën e djeshme para kryeministrisë. Teksa falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen, ai u bëri thirrje që të jenë të gatshëm të përshkallëzojnë më tej protestat deri në largimin e Ramës.

“I ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojmë betejën tonë deri në përmbushjen e misionit. Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Opozita vjen në pushtet në mënyrë të pashmangshme”- tha Berisha.

Më tej foli edhe për ndalimin e protestuesve, 4 prej të cilëve mbahen ende të arrestuar. Berisha tha se mes të ndaluarve, janë edhe 2 shqiptarë nga Kosova të cilët kishin ardhur në Tiranë për shëtitje dhe vetëm kishin bërë foto me të pas përfundimit të protestës.

“I denoncoj me forcën më të madhe terrorin policore ndaj disa të rinjve të cilët nuk kanë kryer as edhe aktin më të vogël të dhunës. Janë ndaluar 10 nga të cilët 4 janë arrestuar: ervis ina, Artan Hysenaj, Albi Kryeizu, Xhejson Prendi. Dy prej tyre janë nga Kosova, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh që janë të Kosovës në mënyrë që të akuzojnë edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta. E vërteta është se të dy kishin ardhur si turistë, kanë qenë këtu pas protestës në mos gabohem. Kanë bërë foto, njëri më tha jam djali i një luftëtari të UÇK, atë e kanë arrestuar. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë”- shtoi Berisha. Versus.al

Poll