POLITIKË /

"Të vjetrit në terren", Klosi i bindur për fitoren e PS në 11 maj: Marrim më shumë mandate se në 2021-in

Shkruar nga Versus

"Të vjetrit në terren", Klosi i bindur për fitoren e PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh i bindur se PS do të fitojë një mandat të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, madje duke marrë më shumë mandate se në 2021-in.

I ftuar në “Top Story”, socialisti foli edhe lidhur me formulën e garës në listat e hapura dhe të mbyllura për deputetë duke bërë me dije se edhe ata që janë deputetë prej disa legjislaturash do jenë në terren dhe do jenë në provë në mënyrë që të arrijnë të hyjnë sërish në Kuvend.

“Diskutimi vijon të jetë. Ne do moderojmë forcat e gjithësecilit për të kuptuar qarqe të caktuara. Në varësi të numrit të mandateve dhe garës po përgatitemi të kemi një listë fituese të marrim një rezultat më të madh sesa në 2021-in, pra më shumë se 74 mandate.

Nuk ka një formulë të vendosur. Ata të cilët kanë vota personale dhe janë në terren, padyshim do vijojnë të jenë në terren, të kërkojnë më shumë vota. Ne do përpiqemi në qarqe të caktuara se cila do jetë formula fituese”- deklaroi Klosi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: