POLITIKË /

Thirrja e Berishës për bojkotin e mësimit, Rama në takimin me gratë: Po shfaqin madhështinë e marrëzisë

Shkruar nga Versus

Thirrja e Berishës për bojkotin e mësimit, Rama në takimin

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur sërish deklaratën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha i cili dje pas thirrjes për protestë për mbylljen e TikTok, u bëri thirrje nënave të mos çojnë fëmijët në orën e parë të mësimit në shenjë bojkoti.

Duke e konsideruar si “marrëzi”, Rama tha në takimin me gratë dhe nënat se kjo deklaratë u tregon të gjithëve se çfarë duhet të kenë parasysh më 11 maj.

“Në ditën e Mësuesit jehoi një thirrje për fëmijët të mos shkojnë në shkollë. Të gjithë fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit u ftuan të mos i lënë fëmijët që të shkojnë në shkollë ditën e hënë dhe të shfaqin të gjithë madhështinë e marrëzisë për të protestuar pse do mbyllet tik-tok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim më tepër por që në vetëvete u thotë të gjitha nënave, pavarësisht nëse janë socialiste apo demokrate që nga ccfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll