
Seanca në Kuvendin e Shqipërisë u tensionua edhe më tej këtë të enjte, kur deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga salla.
Topalli e akuzoi Ballën se kishte intimiduar deputetet demokrate dhe kishte provokuar duke kërkuar një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër.
Duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Topalli riktheu shprehjen e saj të famshme: “Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merrë zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë!”.
Kryetari Peleshi iu përgjigj me ironi: “S’ma merrte mendja se do vinte dita do përdornim togfjalëshin ‘kape për zhelesh’, mendova se i kishim thënë lamtumirë”. /Versus.al


